top of page

Letters from our Community

Tired Wife

Tired Wife

I wanted to share my story because I know there are other women living like this, even if we rarely talk about it.

I'm 53 years old, and I grew up believing that a good wife sacrifices everything. I was taught to keep the peace, put everyone else first, and never complain. For a long time, I thought that's what marriage was supposed to look like.

My husband has never been very affectionate or emotionally supportive. He expects me to take care of everything, and most days I hear more criticism than kindness. Every now and then, he'll even hit me. As painful as that is to admit, I spent years convincing myself it was just something I had to accept.

Lately, I've realized I'm exhausted. Not just physically, but emotionally. Some days I wonder what my life would have been like if I had believed I deserved more. Leaving feels overwhelming, and staying feels lonely. I don't know which is harder.

What breaks my heart the most is watching my son. Sometimes I see him treating his girlfriends with the same lack of respect that I accepted for so many years. It makes me wonder if silence teaches our children more than our words ever do.

I also struggle when I see people defend these behaviors as part of our culture. Loving our culture shouldn't mean accepting suffering or pretending that abuse is normal.

I don't have the answers, and I'm not writing this because I'm looking for someone to fix my life. I'm writing because I hope another woman reads this and realizes she's not alone.

— Tired Wife

The following letter has been shared annoymously. It has been edited only for grammar and clarity while perseving the writer's story. 

Letra nga komuniteti ynë

Grua e lodhur

Gruaja e Lodhur

Doja ta ndaja historinë time, sepse e di që ka edhe gra të tjera që jetojnë kështu, edhe pse rrallë flasim për këtë.

Jam 53 vjeçe dhe jam rritur duke besuar se një grua e mirë duhet të sakrifikojë gjithçka. Më mësuan të ruaj paqen, t'i vendos të tjerët gjithmonë para vetes dhe të mos ankohem. Për shumë vite, besoja se kështu duhej të ishte martesa.

Burri im nuk ka qenë kurrë i dashur apo mbështetës emocionalisht. Pret që unë të kujdesem për gjithçka, dhe shumicën e ditëve dëgjoj më shumë kritika sesa fjalë të mira. Herë pas here, më godet edhe fizikisht. Sado e dhimbshme të jetë ta pranoj, për vite me radhë e binda veten se duhej ta pranoja këtë si pjesë të jetës.

Kohët e fundit kam kuptuar se jam e rraskapitur. Jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht. Ndonjëherë pyes veten si do të kishte qenë jeta ime po të kisha besuar se meritoja më shumë. Të largohem më duket e frikshme, por edhe të qëndroj ndihem e vetmuar. Nuk e di cila është më e vështirë.

Ajo që më dhemb më shumë është të shoh djalin tim. Ndonjëherë e shoh duke i trajtuar të dashurat e tij me të njëjtën mungesë respekti që unë kam pranuar për kaq shumë vite. Më bën të mendoj se ndonjëherë heshtja u mëson fëmijëve tanë më shumë sesa fjalët tona.

Më dhemb edhe kur shoh njerëz që i justifikojnë këto sjellje në emër të kulturës. Ta duash kulturën tonë nuk do të thotë të pranosh vuajtjen apo të bësh sikur dhuna është normale.

Nuk i kam të gjitha përgjigjet dhe nuk po e shkruaj këtë histori sepse pres që dikush ta zgjidhë jetën time. Po e shkruaj me shpresën se një grua tjetër do ta lexojë dhe do ta kuptojë se nuk është vetëm.

— Gruaja e Lodhur

bottom of page