top of page

Conflicted Son

Dear Maria,

I'm 32 years old, married, and have a young child. I love my mom, but I honestly don't enjoy being around her anymore.

She has an opinion about everything. She tells me how I should raise my child, criticizes my wife, and somehow finds a way to make every conversation about what we're doing wrong. If I say anything back, she tells me I've changed or that my wife has turned me against her.

It's getting to the point where I avoid answering her calls because I know how I'll feel afterward. Then the guilt kicks in because she's my mother. I feel like I'm stuck between being a good son and being a good husband.

I don't want to cut her out of my life. I just want a relationship that doesn't leave me feeling angry, guilty, or stressed every time we see each other.

How do I get there?

— Conflicted Son

 

Djali i Hutuar

E dashur Maria,

Jam 32 vjeç, i martuar dhe kam një fëmijë të vogël. E dua nënën time, por të them të drejtën, nuk më pëlqen më të kaloj kohë me të.

Ajo ka gjithmonë një mendim për gjithçka. Më tregon si duhet ta rris fëmijën tim, kritikon gruan time dhe gjithmonë gjen diçka që sipas saj po e bëjmë gabim. Kur përpiqem t'i them si ndihem, më thotë se kam ndryshuar ose se gruaja ime më ka kthyer kundër saj.

Kam filluar t'i shmang telefonatat e saj, sepse e di si do të ndihem pasi të flasim. Pastaj më vjen ndjenja e fajit, sepse në fund të fundit është nëna ime. Ndihem sikur jam i detyruar të zgjedh mes të qenit një djalë i mirë dhe një bashkëshort i mirë.

Nuk dua ta largoj nga jeta ime. Thjesht dua të kemi një marrëdhënie ku të mos ndihem i zemëruar, fajtor apo i stresuar sa herë që takohemi.

Si mund ta arrij këtë?

— Djali i Hutuar

Maria's Response

Dear Conflicted Son,

Thank you for writing to me. I think a lot more people deal with this than we realize.

There could be many reasons your mom acts this way, but instead of trying to figure out why she does what she does, I'd start by looking at you. How comfortable are you setting boundaries? Do you avoid conflict? Do you have a hard time saying no because you don't want anyone to be upset with you?

 

I also want you to think about your communication. Is this only happening with your mom, or do you struggle to speak up with other people too? If this pattern shows up in other relationships, then your mom may not be the real problem. She may just be the person bringing it to the surface.

 

You don't have to choose between being a good son and a good husband. You can love your mother and still set healthy boundaries. Those two things can exist at the same time.

 

I'd start there.

— Maria

Përgjigjja e Marisë

I dashur djalë i shqetësuar,

Faleminderit që më shkrove. Mendoj se shumë më tepër njerëz përballen me këtë situatë sesa e kuptojmë.

Mund të ketë shumë arsye pse nëna jote sillet në këtë mënyrë. Por, në vend që të përpiqesh të kuptosh pse ajo bën atë që bën, unë do të filloja duke parë veten.

Sa rehat ndihesh kur vendos kufij? A e shmang konfliktin? E ke të vështirë të thuash "jo" sepse nuk do që dikush të mërzitet me ty?

Dua gjithashtu të mendosh për mënyrën si komunikon. A ndodh kjo vetëm me nënën tënde, apo e ke të vështirë të shprehesh edhe me njerëz të tjerë? Nëse e njëjta sjellje shfaqet edhe në marrëdhënie të tjera, atëherë ndoshta nëna jote nuk është problemi i vetëm. Ajo mund të jetë thjesht personi që po e nxjerr këtë model në sipërfaqe.

Nuk duhet të zgjedhësh mes të qenit një djalë i mirë dhe një bashkëshort i mirë. Mund ta duash nënën tënde dhe, në të njëjtën kohë, të vendosësh kufij të shëndetshëm. Këto të dyja mund të ecin bashkë.

Unë do ta filloja pikërisht aty.

— Maria

bottom of page